Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 57 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 57 nga 111 • Shqip


وَلَأَجْرُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ لِلَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ 57
Përkthim:
E, shpërblimi i jetës tjetër është më i mirë për ata që besojnë dhe i druajnë Perëndisë. Jusuf 12:57
Tefsiri:

Por pa dyshim, shpërblimi i botës tjetër është shumë më i mirë për ata që besojnë dhe janë të devotshëm. -

Jusufi ishte një nga prijësit e vepërmirëve (muhsinin), prandaj meritoi shpërblim në dynja dhe në ahiret. Siç thotë Allahu i Lartësuar: shpërblimi i botës tjetër, është shumë herë më i mirë për besimtarët dhe të devotshmit, për ata që besojnë drejt dhe jetojnë sipas besimit të pastër. Ata largohen nga gjynahet e mëdha dhe nga gjynahet e vogla. Ndërsa imani i tyre i plotë konsiston në pranimin e sinqertë të gjithçkaje që ka urdhëruar Zoti të besohet, duke e shoqëruar me akte zemre dhe trupi, duke kryer të gjitha detyrimet dhe veprat e pëlqyeshme. Është ky lloj besimi që i shtyn ata të kryejnë të gjitha këto gjëra që i do dhe i pëlqen Allahu i Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 56 E ardhshme Jusuf • Ajet 58