Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 64 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 64 nga 111 • Shqip


قَالَ هَلْ آمَنُكُمْ عَلَيْهِ إِلَّا كَمَا أَمِنْتُكُمْ عَلَىٰ أَخِيهِ مِنْ قَبْلُ ۖ فَاللَّهُ خَيْرٌ حَافِظًا ۖ وَهُوَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ 64
Përkthim:
(Baba) u tha: “A mos vallë t’jua besoj juve, ashtu siç ua pata besuar më parë vëllain e tij? Perëndia është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!” Jusuf 12:64
Tefsiri:

Ai tha: “A t’jua besoj juve, sikurse bëra më parë me vëllanë e tij?!” -

Kështu u betuat edhe për Jusufin, kur thatë se do ta ruanit mirë, por nuk e mbajtët premtimin. Për këtë arsye, unë nuk kam besim në fjalën tuaj se do ta ruani djalin e vogël. Besimi im është vetëm tek Allahu i Lartësuar dhe vetëm tek Ai mbështetem dhe kërkoj ndihmë:

Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve. -

Allahu e di shumë mirë gjendjen time dhe shpresoj që Ai të më mëshirojë, të më ruajë dhe të m’i kthejë të dashurit e mi. Me këto fjalë, duket se Jakubit në këto momente iu zbut zemra dhe filloi të mendonte për ta dërguar djalin me ta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 63 E ardhshme Jusuf • Ajet 65