Në historinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij ka, vërtet shumë mësime për të gjithë ata që pyesin
(për të vërtetën). - Në historinë e Jusufit dhe vëllezërve të tij ka shumë mësime për të kuptuar shumë çështje të larta dhe të rëndësishme. Këto mësime u shërbejnë të gjithë atyre që pyesin rreth kësaj historie dhe kanë dëshirë të përfitojnë dobi prej saj. Ata që vërtet përfitojnë nga ajetet e Allahut të Lartësuar dhe mësimet që gjenden në to janë pikërisht ata që interesohen dhe pyesin por, çka është më e rëndësishme, ata duan të mësojnë dhe të binden për të punuar sipas atyre mësimeve. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën dhe i lënë në harresë ajetet e Allahut të Lartësuar nuk kanë për të përfituar kurrë asnjë dobi.