Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 75 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 75 nga 111 • Shqip


قَالُوا جَزَاؤُهُ مَنْ وُجِدَ فِي رَحْلِهِ فَهُوَ جَزَاؤُهُ ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي الظَّالِمِينَ 75
Përkthim:
(Bijtë e Jakubit) thanë: “Dënimi për atë, në barrën e të cilit gjendet gota është vetë ai person (bëhet skllav i të vjedhurit një vit). Kështu i dënojmë ne zullumqarët”. Jusuf 12:75
Tefsiri:

Dënimi është që, ai të cilit i gjendet gota tek ngarkesa e vet, të robërohet. -

Le të robërohet ai tek i cili do të gjendet sendi i vjedhur. Me sa duket, ata e kishin ligj që, nëse vërtetohej se dikush kishte vjedhur, atëherë ai kthehej në pronë të personit të vjedhur, prandaj thanë:

Kështu i dënojmë ne të padrejtët! -

Kështu i ndëshkojmë kriminelët e keqbërësit që cënojnë hakun e të tjerëve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 74 E ardhshme Jusuf • Ajet 76