Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 81 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 81 nga 111 • Shqip


ارْجِعُوا إِلَىٰ أَبِيكُمْ فَقُولُوا يَا أَبَانَا إِنَّ ابْنَكَ سَرَقَ وَمَا شَهِدْنَا إِلَّا بِمَا عَلِمْنَا وَمَا كُنَّا لِلْغَيْبِ حَافِظِينَ 81
Përkthim:
Kthehuni te babai juaj dhe thuani: “O baba ynë, djali yt ka vjedhur. Na dëshmojmë vetëm për atë që dimë. Na nuk e kemi ditur një gjë të padukshme. Jusuf 12:81
Tefsiri:

Ju kthehuni te babai juaj dhe i thoni: “O baba! Djali yt ka vjedhur.” -

Thuajini atij se djali yt vodhi dhe u dënua pikërisht për vjedhjen e tij, prandaj ne nuk e patëm të mundur që ta sjellim këtu, me gjithë përpjekjet tona për ta realizuar një gjë të tillë.

Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. -

Ne thjesht po dëshmojmë për atë që e pamë vetë dhe nuk po themi diçka që nuk e kemi parë. Ne e pamë me sytë tanë që ena e Mbretit u nxor pikërisht nga barra e kafshës së tij.

Ne nuk mund ta parashikonim atë që ndodhi! -

Nëse do ta dinim se çfarë do të ndodhte, kurrsesi nuk do të përpiqeshim ta merrnim Benjaminin me vete dhe kurrë nuk do të jepnim fjalën se do ta kthenim mbrapsht. Ne nuk mund ta mendonim se çështja do të shkonte deri në këtë pikë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 80 E ardhshme Jusuf • Ajet 82