Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 83 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 83 nga 111 • Shqip


قَالَ بَلْ سَوَّلَتْ لَكُمْ أَنْفُسُكُمْ أَمْرًا ۖ فَصَبْرٌ جَمِيلٌ ۖ عَسَى اللَّهُ أَنْ يَأْتِيَنِي بِهِمْ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ 83
Përkthim:
Jakubi tha: “Jo, por shpirti juaj e ka kurdisur krejt këtë. Durimi im është, durim i bukur. Shpresoj se Perëndia do t’mi kthejë të gjithë, sepse Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. Jusuf 12:83
Tefsiri:
Ai (Jakubi)

tha: “Jo, nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka mes jush. Durimi është gjëja më e mirë.” -

Unë do t’i kthehem sërish durimit fisnik, të papërzier me zemërim dhe ankesa të panevojshme drejtuar krijesave. Më pas, kur e pa që po i shtohej brenga më tepër, Jakubi nisi të lutej dhe të shpresonte tek Allahu që t’ia largonte këtë sprovë:

Unë shpresoj që Allahu të m’i sjellë të gjithë; -

Shpresoj që Allahu i Lartësuar të m’i sjellë mua të gjithë këtu. Jakubi e kishte fjalën për Beniaminin dhe për vëllain e tij më të madh, i cili kishte qëndruar në Egjipt.

Ai është më i Dijturi, më i Urti! -

Allahu është El Alim - i Gjithëdituri, i Cili e di shumë mirë gjendjen dhe nevojën time për mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij. Gjithashtu, Ai është El Hakim - i Urti, që ka vendosur për gjithçka afatin dhe masën e vet, në bazë të urtësisë së Tij madhështore.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 82 E ardhshme Jusuf • Ajet 84