Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Jusuf — Ajet 98 (Shqip) — Video

Jusuf • Ajet 98 nga 111 • Shqip


قَالَ سَوْفَ أَسْتَغْفِرُ لَكُمْ رَبِّي ۖ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ 98
Përkthim:
Ai u përgjegj: “Do ta lus Zotin tim që t’ju falë. Me të vërtetë, Ai është falës dhe mëshirues”. Jusuf 12:98
Tefsiri:

Ai tha “Së shpejti do t’i kërkoj falje Zotit tim për ju.”. Ai është, vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” -

Unë shpresoj shumë tek Allahu i Lartësuar që Ai t’ju falë, t’jua mbulojë gabimet tuaja dhe t’ju përfshijë të gjithëve me mëshirën e Tij të paanë. Thuhet që ai e shtyu kërkimin e faljes për ta pikërisht në pjesën e tretë të natës, e cila është një kohë vërtet e mirë për pranimin e lutjes. Kështu lutja do të ishte më e plotë dhe sa më pranë përgjigjes nga Allahu i Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Jusuf • Ajet 97 E ardhshme Jusuf • Ajet 99