Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Ra'd — Ajet 8 (Shqip) — Video

Er-Ra'd • Ajet 8 nga 43 • Shqip


اللَّهُ يَعْلَمُ مَا تَحْمِلُ كُلُّ أُنْثَىٰ وَمَا تَغِيضُ الْأَرْحَامُ وَمَا تَزْدَادُ ۖ وَكُلُّ شَيْءٍ عِنْدَهُ بِمِقْدَارٍ 8
Përkthim:
Perëndia di se ç’mban (në barkun e saj) çdo femër, dhe di se sa shkurtohet dhe sa zgjatet (koha e lindjes). Dhe, çdo gjë tek Ai është me masë. Er-Ra'd 13:8
Tefsiri:

Allahu e di çfarë bart çdo femër dhe çfarë pakësojnë e çfarë shtojnë barqet e tyre. -

Dituria e Allahut të Lartësuar është gjithëpërfshirëse, mbikëqyrja e Tij mbi krijesat është e plotë dhe Ai e ka nënshtruar gjithçka me pushtetin e Tij. Ai thotë: “Allahu e di çfarë bart çdo femër…", domethënë, çdo femër e njerëzve apo e krijesave të tjera. Gjithashtu, Ai është i gjithëditur për “...çfarë pakësojnë e çfarë shtojnë barqet e tyre." Pra, Ai e di se cili fryt prishet dhe nuk do të dalë në dritë dhe Ai e di mirë çfarë zhvillohet brenda barkut të krijesave, çfarë shtohet e çfarë pakësohet brenda tyre.

Tek Ai çdo gjë është me masë të caktuar. -

Askush dhe asgjë nuk mund ta kalojë masën apo kohën që Zoti ia ka përcaktuar. Allahu i Madhëruar ka përcaktuar çdo gjë me urtësinë dhe diturinë e Tij absolute.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Ra'd • Ajet 7 E ardhshme Er-Ra'd • Ajet 9