Ata nuk do të përfitojnë asgjë nga veprat që kanë bërë. -
Ata nuk mund të përfitojnë asgjë nga veprat e tyre, sepse ato janë të ndërtuara mbi mohimin e Zotit, të profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Atyre u mungon kushti bazë dhe i domosdoshëm për pranimin e tyre: imani i pastër dhe i drejtë.Kjo është një humbje e madhe. -
Të gjitha veprat e tyre u fshinë dhe u shkatërruan. Sipas shpjegimit të dytë të ajetit kuranor, këtu flitet për veprat që mohuesit bëjnë kundër të vërtetës dhe pasuesve të saj. Ata thurin kurthe dhe intriga kundër të vërtetës, për ta penguar atë, por këto kuthe dëmtojnë veçse thurësit e tyre. Ato kurrë nuk mund të dëmtojnë Zotin, profetin e Tij, pasuesit e të vërtetës dhe as të vërtetën që ata përhapin dhe në të cilën ftojnë njerëzit.