Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 33 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 33 nga 52 • Shqip


وَسَخَّرَ لَكُمُ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ دَائِبَيْنِ ۖ وَسَخَّرَ لَكُمُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ 33
Përkthim:
dhe ju jep që të shfrytëzoni Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht, dhe ju jep që të shfrytëzoni natën dhe ditën; Ibrahim 14:33
Tefsiri:

Ai e krijoi për ju Diellin dhë Hënën, që vazhdimisht lëvizin, dhe bëri për ju natën dhe ditën. -

Dielli dhe Hëna kurrë nuk lodhen me lëvizjen e tyre dhe nuk mbeten pas, por janë të nënshtruar e në dobinë tuaj. Përmes fazave të tyre, ju llogarisni kohën. Ata janë në shërbimin tuaj, të kafshëve tuaja, bimësisë dhe frutave për ju. Allahu i Madhëruar përshtati për ju natën dhe ditën. Natën e bëri që të qetësoheni dhe të mblidhni forcat, ndërsa ditën e bëri të shndritshme dhe plot gjallëri, që ju të kërkoni nga mirësitë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ibrahim • Ajet 32 E ardhshme Ibrahim • Ajet 34