Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 39 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 39 nga 52 • Shqip


الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي وَهَبَ لِي عَلَى الْكِبَرِ إِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ ۚ إِنَّ رَبِّي لَسَمِيعُ الدُّعَاءِ 39
Përkthim:
Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun; Zoti im, me të vërtetë, është pranues i lutjeve. Ibrahim 14:39
Tefsiri:

Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më dhuroi mua, në pleqëri, Ismailin dhe Is’hakun! -

Kjo dhuratë ishte nga mirësitë më të mëdha. Sjellja në jetë e këtyre dy fëmijëve në një moshë të thyer ishte një mirësi e jashtëzakonshme, dhe mbi të gjitha këto mirësi ishte fakti se këta dy djem ishin profetë e adhurues të Zotit.

Vërtet, Zoti im i Dëgjon lutjet. -

Zoti është gjithnjë pranë dhe i përgjigjet atij që lutet. Ai kurrë nuk e zhgënjen lutësin dhe adhuruesin e Tij. Përsëri lutet Ibrahimi për veten dhe pasardhësit e Tij duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ibrahim • Ajet 38 E ardhshme Ibrahim • Ajet 40