Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 4 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 4 nga 52 • Shqip


وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ رَسُولٍ إِلَّا بِلِسَانِ قَوْمِهِ لِيُبَيِّنَ لَهُمْ ۖ فَيُضِلُّ اللَّهُ مَنْ يَشَاءُ وَيَهْدِي مَنْ يَشَاءُ ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 4
Përkthim:
Na nuk kemi dërguar asnjë pejgamber, përpos në gjuhën e popullit të tij, për t’u shpjeguar atyre (e ta kuptojnë). Perëndia e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Ibrahim 14:4
Tefsiri:

Ne e kemi dërguar çdo pejgamber veçse me gjuhën e popullit të vet, për t’ua qartësuar gjërat. -

Ky ajet tregon dashurinë, butësinë dhe përkujdesjen e madhe të Allahut të Madhëruar, i Cili i përzgjodhi profetët nga mesi i popujve përkatës, që flisnin gjuhën e tyre, në mënyrë që t’u sqaronin gjithçka që ata kishin nevojë. Kështu kujdeset i Gjithëmëshirshmi, që njerëzit të kenë mundësinë të mësojnë atë që Ai ka shpallur. Nëse profetët nuk do të flisnin të njëjtën gjuhë me popujt e tyre, ata do të mund të mësonin Shpalljen e Zotit vetëm nëse do të mësonin paraprakisht gjuhën e Shpalljes. Profetët qartësuan gjithçka, prandaj popujt nuk kanë asnjë justifikim përpara Zotit. Pas këtij qartësimi, Allahu i Madhëruar tregon se do të ndodhin dy gjëra:

Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që dëshiron. -

Allahu lë të paudhëzuar ata që nuk nënshtrohen të jetojnë dhe ta adhurojnë Atë sipas udhëzimit të përcjellë e të qartësuar nga profetët e shpalljet. Ndërsa për ata që i pranojnë me respekt shpalljet dhe udhëzimin e Zotit dhe nënshtrohen të jetojnë sipas tyre, ky hap shënon fillimin e suksesit. Allahu i Madhëruar i udhëzon edhe më tej dhe ua forcon besimin. Këta janë ata që Ai i do për t’i përfshirë në mëshirën dhe përkujdesin e Tij të veçantë dhe për t’u dhënë udhëzimin e plotë. Pastaj i Lartësuari na udhëzon të meditojmë në dy emra të Tij:

Ai është Ngadhënjimtari dhe i Urti. -

Allahu është El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari. Si i tillë, Ai është i vetmi që jep udhëzimin dhe ka në dorë humbjen. Ai i rrotullon zemrat e robërve si të dëshirojë. Allahu është edhe Hakim - i Urtë dhe, si i tillë, Ai e vendos udhëzimin dhe humbjen në zemrat që i meritojnë ato. Ky ajet është argument që tregon se mësimi i gjuhës arabe dhe disiplinave të saj është një vepër e lavdërueshme dhe e shpërblyeshme nga Zoti, sepse vetëm përmes kësaj njohurie mund të kuptojmë drejt dhe plotësisht mesazhin e Zotit. Megjithatë, disa njerëz mund ta njohin mirë dhe natyrshëm gjuhën arabe, si gjuhën e tyre mëmë. Të tillë ishin sahabët dhe populli që jetoi në kohën e Profetit a.s. Ata e njihnin mirë arabishten, me të gjitha disiplinat e saj, pa qenë nevoja që ta mësonin në shkollë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ibrahim • Ajet 3 E ardhshme Ibrahim • Ajet 5