Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ibrahim — Ajet 6 (Shqip) — Video

Ibrahim • Ajet 6 nga 52 • Shqip


وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ اذْكُرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ أَنْجَاكُمْ مِنْ آلِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوءَ الْعَذَابِ وَيُذَبِّحُونَ أَبْنَاءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَاءَكُمْ ۚ وَفِي ذَٰلِكُمْ بَلَاءٌ مِنْ رَبِّكُمْ عَظِيمٌ 6
Përkthim:
(Kujtoje) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë që ju dha Perëndia, kur (Ai) ju shpëtoi nga populli i Faraonit, të cilët ju munduan me torturat më të rënda, e i prenin djemtë tuaj, e ju linin në jetë femrat (tuaja), - kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj, - Ibrahim 14:6
Tefsiri:
Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me format më të këqija, -

Kujtimi i veprave të Zotit ka shumë dobi, qoftë kur bëhet fjalë për përkujdesin dhe bujarinë e Tij me besimtarët, qoftë kur bëhet fjalë për ndëshkimin e zemërimin e Tij me mohuesit. Përmes këtyre historive mësojmë për pushtetin absolut të Zotit, bamirësinë e bujarinë gjithëpërfshirëse, drejtësinë e plotë dhe urtësinë e Tij të paanë. Për këtë arsye, e shohim Musanë (a.s) që zbaton urdhrin e Zotit kur thotë: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush...". Ky është urdhër për t’i kujtuar vazhdimisht mirësitë e Zotit, me zemër, fjalë e vepra. Në vijim, ai tregon mirësitë e sprovat që ata kaluan: “...ju shpëtoi prej njerëzve të Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me format më të këqija,”. Më pas tregohet një formë e torturës:

ju thernin bijtë tuaj dhe linin gjallë bijat tuaja. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj. -

Kjo që ndodhi ishte një sprovë e madhe, që ju kërkon të jeni mirënjohës dhe durimtarë: mirënjohës për Zotin, që ju shpëtoi, dhe durimtarë për sprovën e madhe që kaluat. Në të dyja gjendjet duhet të jeni adhurues të bindur ndaj Zotit dhe të nënshtruar në adhurimin e Tij me mirënjohje, durim, lutje e përgjërim. Allahu i Madhëruar do ta shohë durimin tuaj dhe Ai do t'ju shpërblejë.
Shko te videoja e plotë e sures