Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 18 nga 99 • Shqip


إِلَّا مَنِ اسْتَرَقَ السَّمْعَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ مُبِينٌ 18
Përkthim:
përpos atij që vjedh të dëgjuarën, e arrinë atë një flakë e dukshme. El-Hixhr 15:18
Tefsiri:

Por kushdo që i kap veshi diçka vjedhurazi, edhe atë e kapin shkëndijat e zjarrta. -

Ky është një përjashtim. Kështu, mund të ndodhë që ndonjë shejtan të përgjojë diçka, por atij i vihet pas një shkëndijë e zjarrtë për ta vrarë. Mund të ndodhë që shkëndija ta arrijë dhe ta vrasë atë shejtan, që dëgjon ndonjë lajm të qiellit, pa arritur që ai t’ua përcjellë lajmin mbështetësve të tij xhindë. Por mund të ndodhë që, para se të goditet, ai të arrijë t’ua japë lajmin mbështetësve të tij, të cilët e përziejnë atë me njëqind gënjeshtra. Kështu, magjistarët ose fallxhorët i argumentojnë mashtrimet e tyre, duke i përzier me këtë lajm të dëgjuar prej qiellit.Sigurisht, një gjë e tillë është lejuar tëndodhë nga Allahu i Madhëruar si sprovëpër banorët e tokës dhe për t’u dalluarbesimtarët e vërtetë nga ata që besojnëfallxhorët dhe shejtanët. (Sh.p.)
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 17 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 19