Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 39 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 39 nga 99 • Shqip


قَالَ رَبِّ بِمَا أَغْوَيْتَنِي لَأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِي الْأَرْضِ وَلَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ 39
Përkthim:
(Iblisi) tha: “Zoti im, meqë më ke shpie në humbje, unë në Tokë do t’ju zbukuroj atyre sendet dhe të gjithë do t’i shpie në mashtrim, El-Hixhr 15:39
Tefsiri:
Ai (iblisi) tha: “O Zoti im! Për shkak se më çove në humbje, unë do t’ua zbukuroj ligësinë atyre sa të jenë në tokë dhe do t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. -

Unë do t’ua zbukuroj në sytë dhe zemrat e tyre këtë botë, duke i bërë që t’i japin përparësi asaj mbi ahiretin. Kështu, ata do të nënshtrohen dhe do të pëlqejnë poshtërsitë. Në këtë mënyrë, do të jetë shumë e thjeshtë që: t’i largoj të gjithë nga rruga e drejtë. Do t’i pengoj dhe devijoj ata nga rruga e drejtë.
Shko te videoja e plotë e sures