Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 42 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 42 nga 99 • Shqip


إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ إِلَّا مَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْغَاوِينَ 42
Përkthim:
Ti, me të vërtetë, nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi, përveç atyre të humburve, që të pasojnë ty”. El-Hixhr 15:42
Tefsiri:

Mbi robërit e Mi ti nuk ke aspak fuqi, përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje. -

Ndaj atyre që i binden Zotit, shejtani nuk ka asnjë lloj fuqie për t’i devijuar dhe për t’i humbur. Duke qenë se ata adhurojnë Zotin e tyre dhe zbatojnë ligjin e Tij, i Madhëruari i ndihmon ata kundër shejtanit të mallkuar dhe i ruan prej sherrit të tij. Shejtani ka fuqi vetëm mbi një kategori njerëzish, për të cilët Zoti thotë: "...përveç mbi të humburit, që vijnë pas teje." Këta e zgjedhin me dëshirë shejtanin si mikun e tyre dhe i binden atij, në vend që t’i binden të Gjithëmëshirshmit. Ata janë të humbur (gauin). I humburi (el gaui) është i kundërti i të udhëzuarit (el rashid). Ata të mjerë e njohin të vërtetën dhe e braktisin atë. Kurse ‘ed-dalu’ është ai që e shpërfill të vërtetën, duke mos pasur dijeni dhe as njohuri për të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 41 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 43