Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 45 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 45 nga 99 • Shqip


إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ 45
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që ruhen nga mëkatet, do të gjenden në kopshtet e xhennetit pranë burimeve. El-Hixhr 15:45
Tefsiri:
Pasi përshkroi se çfarë ndëshkimi të ashpër ka përgatitur për pasuesit e Iblisit, Allahu i Lartësuar përshkruan se çfarë mirësish ka përgatitur për adhuruesit e Tij të dashur:

Ndërsa të devotshmit do të jenë në kopshte, mes burimeve. -

Ata nuk do të lodhen dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij. Ata janë të devotshmit, të cilët ruhen dhe nuk i binden shejtanit të mallkuar për të bërë gjynahe. Ata do të jenë në kopshte dhe mes burimeve. Këto kopshte janë zbukuruar me të gjitha llojet e pemëve dhe të bimësisë, me fruta të këndshme, të cilat i gjen në çdo kohë dhe pandërprerë. Në çastet e bukura kur të hynë në Xhenet, atyre do t'u thuhet:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 44 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 46