Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 49 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 49 nga 99 • Shqip


نَبِّئْ عِبَادِي أَنِّي أَنَا الْغَفُورُ الرَّحِيمُ 49
Përkthim:
Lajmëroji robërit e Mi (o Muhammed!) se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj, El-Hixhr 15:49
Tefsiri:
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar foli për Xhenetin dhe Zjarrin, të cilët janë krijim i Tij dhe që duhet të nxisin njerëzit për punë të mira dhe që të kenë frikë nga veprat e këqija. Edhe në ajetin vijues, Allahu i Madhëruar përmend disa cilësi të Tij, duke dashur të nxisë shpresën dhe frikën tek ata:

Thuaju robërve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë. -

Përcill te robërit e Mi lajmin e sigurt, të mbështetur me argumente të shumta, se Unë jam Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. Nëse ata mësojnë për mëshirën dhe faljen Time, do të gjallërohen dhe forcohen për të kryer çdo punë që i sjell ata pranë mëshirës Sime. Nga ana tjetër, ata do të largohen nga të gjitha gjynahet dhe poshtërsitë dhe do të pendohen sinqerisht për to, duke shpresuar që t’i përfshijë falja Ime. Por, për të mos u mashtruar dhe për të mos i bërë të shpresojnë aq shumë, sa të harrojnë ndëshkimin e Allahut, njoftoji ata gjithashtu, se edhe ndëshkimi Im është shumë i dhembshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 48 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 50