Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 53 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 53 nga 99 • Shqip


قَالُوا لَا تَوْجَلْ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلَامٍ عَلِيمٍ 53
Përkthim:
Ata thanë: “Mos u friko se na po të sihariqojmë ty me një djalë të dijshëm”. El-Hixhr 15:53
Tefsiri:

Ata i thanë: “Mos u tremb, sepse ne kemi ardhur të të japim lajmin e mirë për një djalë të ditur!” -

Melekët e përgëzuan për lindjen e Is’hakut (a.s). Së pari, sihariqi ishte se i linduri do të ishte djalë dhe, së dyti, ky djalë do të ishte shumë i ditur. Ndërsa në një ajet tjetër thuhet: "Ne e gëzuam atë me Is’hakun, pejgamber dhe prej të mirëve." [Safat 112]. Duke u çuditur nga ky sihariq, Ibrahimi (a.s.) tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 52 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 54