Me përjashtim të familjes së Lutit, që do t'i shpëtojmë të gjithë, përveç gruas së tij. -
Nga ky ndëshkim do të shpëtojnë vetëm Luti (a.s) dhe familja e tij. Këtu bënte përjashtim gruaja e Lutit, sepse i Gjithëdituri dhe i Urti e përcaktoi që ajo të mbetej me të ndëshkuarit. Luti dhe familja e tij do të shpëtohej nga ai ndëshkim i tmerrshëm. Ibrahimi (a.s) kërkoi që të shihej edhe njëherë çështja e ndëshkimit të saj, por përgjigjja ishte:Ne vendosëm që ajo të mbetej me të dënuarit. -
Kështu, mysafirët u larguan nga shtëpia e Ibrahimit (a.s). Kur shkuan më pas te shtëpia e Lutit, ai u tha të dërguarve: