Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 67 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 67 nga 99 • Shqip


وَجَاءَ أَهْلُ الْمَدِينَةِ يَسْتَبْشِرُونَ 67
Përkthim:
Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit. El-Hixhr 15:67
Tefsiri:

Banorët e qytetit shkuan tek ai gjithë gëzim, duke njoftuar njëri-tjetrin

(për mysafirët e Lutit). - Ndërkohë banorët e qytetit, që kishin dëgjuar se dy djem bukuroshë kishin bujtur te Luti, vrapuan drejt shtëpisë së tij, duke lajmëruar me kënaqësi njëri-tjetrin. Ata po planifikonin që t’i përdhunonin dhe çnderonin vizitorët fytyrëndritur. Me të vajtur te shtëpia e Lutit, i kërkuan atij t’u dorëzonte dy djemtë mysafirë. Luti (a.s), duke dashur t’i mbronte miqtë e vet, u kërkoi njerëzve të arsyetonin, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 66 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 68