Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 72 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 72 nga 99 • Shqip


لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِي سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ 72
Përkthim:
(O Muhammed!) Pasha jetën tënde, me të vërtetë, ata janë déjur në iluzionet e veta. El-Hixhr 15:72
Tefsiri:

Betohem për jetën tënde

(O Muhamed)

! Nuk ka dyshim se ata ishin humbur në dehjen e tyre. -

Ajo ishte dehja e epshit për të kryer poshtërsinë. Aq të dehur ishin, saqë nuk u bënte përshtypje asnjë qortim. Por dy mysafirët i shpjeguan Lutit se ata ishin melekë të dërguar nga Zoti. Atëherë, profeti Lut u çlirua nga ankthi që ndiente dhe u përkushtua të zbatonte urdhrin e Zotit të tij, për t’u larguar natën së bashku me familjen. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e shpëtoi Profetin dhe familjen e tij, ndërsa për banorët e atij vendi thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 71 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 73