Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 75 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 75 nga 99 • Shqip


إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِلْمُتَوَسِّمِينَ 75
Përkthim:
Këto, me të vërtetë, janë argumente për ata që vëzhgojnë me kujdes, El-Hixhr 15:75
Tefsiri:

Në gjithë këto

(ngjarje)

ka Argumente për ata që kuptojnë. -

Ka argumente për ata që mendojnë thellë rreth këtyre ngjarjeve, për të urtët dhe për njerëzit e mprehtë, që dinë të nxjerrin mesazhin e duhur. Këta e kuptojnë mirë se, kushdo që ka guximin dhe paturpësinë që të bëjë të tilla poshtërsi ndaj Allahut të Lartësuar, - dhe sidomos atë fëlliqësi që bënte populli i shfrenuar i Lutit, Allahu i Lartësuar ka për t’i dhënë ndëshkimin më poshtërues dhe më të dhembshëm. Shpagimi merret sipas llojit të punës që bën.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 74 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 76