Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 96 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 96 nga 99 • Shqip


الَّذِينَ يَجْعَلُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ ۚ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ 96
Përkthim:
të cilët përveç Perëndisë, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë (fundin)! El-Hixhr 15:96
Tefsiri:

Kundër atyre që i shoqërojnë Allahut zot tjetër. -

Ata mjeranë, ashtu sikurse shpifin kundër teje, o i Dërguar i Zotit, po ashtu kanë paturpësinë të shpifin për Zotin, duke trilluar se ka zota të tjerë bashkë me Të. Ata e shpërfillin Zotin e vërtetë, ndërkohë që Ai është Krijuesi i tyre dhe Ai që përkujdeset për çështjet e tyre.

Dhe së shpejti ata do të arrijnë ta kuptojnë. -

Por më vonë, kur të vijë Kijameti, do ta shohin përfundimin e veprave të tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 95 E ardhshme El-Hixhr • Ajet 97