Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Hixhr — Ajet 99 (Shqip) — Video

El-Hixhr • Ajet 99 nga 99 • Shqip


وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ 99
Përkthim:
Dhe, adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurtë (vdekja)! El-Hixhr 15:99
Tefsiri:

Dhe, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë vdekja! -

Adhuroje Zotin me përkushtim, derisa të vijë vdekja! Në çdo kohë e gjendje, përkushtohu me adhurime që të afrojnë te Zoti. Dhe Muhamedi (a.s)e plotësoi vërtet urdhrin e Zotit. Ai iu kushtua adhurimit, derisa i erdhi ajo që quhet “jakin”, domethënë, e vërteta e sigurt, që është vdekja, dhe shkoi te Zoti i tij. Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi profetin Muhamed e mbi pasuesit e Tij!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Hixhr • Ajet 98 E ardhshme En-Nahl • Ajet 1