Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 105 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 105 nga 128 • Shqip


إِنَّمَا يَفْتَرِي الْكَذِبَ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ ۖ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْكَاذِبُونَ 105
Përkthim:
Me të vërtetë, trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Perëndisë dhe ata janë gënjeshtarë të vërtetë. En-Nahl 16:105
Tefsiri:

Gënjeshtra trillojnë vetëm ata që nuk besojnë në argumentet e Allahut dhe pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë. -

Mohimi dhe shpifja burojnë pikërisht nga ata që “nuk besojnë në argumentet e Allahut” dhe nga ata që janë armiqësorë kundër profetëve edhe pasi u vijnë argumente të qarta. Për këtë, Allahu i Lartësuar dëshmon se jobesimtarët janë mashtrues: “...pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë." Kjo shprehje tregon se mashtrimi është i kufizuar vetëm tek ata dhe se ata e meritojnë më shumë se kushdo tjetër që të quhen gënjeshtarë. Ndërsa Muhamedi (a.s) i cili i besoi ajetet e Allahut dhe iu nënshtrua Zotit të tij, është e pamundur që të trillojë gënjeshtra për Të dhe të thotë diçka që Ai nuk e ka thënë. Armiqtë e së vërtetës e fyenin Profetin e Zotit kur shpifnin se ai ishte mashtrues, ndërkohë që vetë ata ishin të mbushur plot me mashtrime, shpifje e trillime të paqëna. Allahu i Madhëruar ua nxorri në shesh poshtërsitë e tyre dhe ua hodhi poshtë pretendimet e tyre. Allahu i takojnë të gjitha lavdërimet e falenderimet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 104 E ardhshme En-Nahl • Ajet 106