Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 107 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 107 nga 128 • Shqip


ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ اسْتَحَبُّوا الْحَيَاةَ الدُّنْيَا عَلَى الْآخِرَةِ وَأَنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ 107
Përkthim:
sepse, ata e duan më shumë jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e Perëndia nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit. En-Nahl 16:107
Tefsiri:
Këtë (dënim të madh)

e merituan sepse ata e deshën më shumë jetën e kësaj bote se sa Jetën e Botës Tjetër dhe Allahu nuk i udhëzon

(në Udhën e Drejtë)

njerëzit që e refuzojnë besimin

(e vërtetë).

Këta janë ata, të cilëve Allahu ua vulosi zemrat, të dëgjuarit dhe të parët dhe këta janë të shkujdesurit

(nga e Vërteta). - Kjo është arsyeja përse ata i kthyen shpinën së vërtetës. Ata preferuan kënaqësitë e kësaj bote dhe shpërfillën mirësitë e përjetshme të ahiretit. Duke qenë se zgjodhën kufrin në vend të imanit, Allahu i privoi nga besimi dhe udhëzimi. Ky ishte ndëshkim i merituar për ta, sepse mohimi u bë atribut i tyre i pandashëm. Zemrat e tyre u vulosën dhe e mira nuk depërtoi më në to. Edhe shikimi dhe dëgjimi i tyre u vulosën, dhe kështu ata nuk mund të shihnin e të dëgjonin ndonjë gjë të mirë që do t'u vlente. Mohuesit janë tërësisht të zhytur në pakujdesi e harresë dhe i ka mposhtur poshtërimi dhe mosbesimi. Ata gjithmonë do të privohen nga mëshira e Zotit, e cila ka përfshirë gjithçka. Shkak për këtë bëhet pikërisht refuzimi i tyre i kësaj mëshire, kur u ofrohet. Atyre vazhdimisht u jepet mundësia për të pasuar udhëzimin në jetën e kësaj bote, por e refuzojnë dhe iu përkushtohen plotësimit të dëshirave e kënaqësive personale.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 106 E ardhshme En-Nahl • Ajet 108