Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 11 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 11 nga 128 • Shqip


يُنْبِتُ لَكُمْ بِهِ الزَّرْعَ وَالزَّيْتُونَ وَالنَّخِيلَ وَالْأَعْنَابَ وَمِنْ كُلِّ الثَّمَرَاتِ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ 11
Përkthim:
Me atë (ujin) kultivohen të lashtat: ullinjt, palmet, rrushi dhe prej fruteve tjera të llojllojshme – kjo është, me të vërtetë, argument për njerëzit që kuptojnë. En-Nahl 16:11
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i En-Nahl 16:10

Ai zbriti për ju ujë nga qielli. Prej tij keni për të pirë dhe prej tij ujitet bimësia, ku kullotni bagëtinë. Me atë

(shiun)mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, vreshtat dhe nga të gjitha llojet e frutave. Në të gjitha këto ka Argumente për njerëzit që meditojnë. -

Këto argumente vlejnë për ata që meditojnë thellë rreth tyre dhe kuptojnë pushtetin e plotë të Allahut të Lartësuar. Me mëshirën dhe fuqinë e Tij, Zoti zbret ujë nga retë. Me këtë ujë shuajnë etjen njerëzit dhe kafshët e tyre. Po me këtë ujë, njerëzit vaditin të mbjellat e tyre, prej të cilave marrin shumë prodhime.
Shko te videoja e plotë e sures