Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 118 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 118 nga 128 • Shqip


وَعَلَى الَّذِينَ هَادُوا حَرَّمْنَا مَا قَصَصْنَا عَلَيْكَ مِنْ قَبْلُ ۖ وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 118
Përkthim:
Dhe Hebrenjve, u kemi ndaluar atë që të treguam Na ty më parë. Na, nuk u kemi bërë atyre padrejtësi, por ata vetvetes i kanë bërë zullum. En-Nahl 16:118
Tefsiri:
Judejve ua patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë. Ne nuk u bëmë atyre asnjë padrejtësi, por ata i patën bërë padrejtësi vetvetes. -

Në Islam, fenë që ia shpalli umetit të fundit, Allahu i Madhëruar bëri të ndaluara veçse të pistat dhe të dëmshmet, si nderim dhe mirësi për këtë popull të zgjedhur. Ndërsa në lidhje me judejtë, Allahu i Madhëruar na tregon se atyre u bëri të ndaluara edhe disa gjëra që, në vetvete, janë të pastra e të mira. Këtë e bëri si formë ndëshkimi për ta, për shkak të padrejtësive të shumta që ata bënin. Në suren En’am, Allahu i Madhëruar na tregon historinë e këtij ndalimi, kur thotë: “Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre, veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat. Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre dhe Ne themi vetëm të vërtetën." [En’am 146].
Shko te videoja e plotë e sures