Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 18 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 18 nga 128 • Shqip


وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا ۗ إِنَّ اللَّهَ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 18
Përkthim:
E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Perëndisë, atëherë nuk do të mund t’i numëroni. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues, En-Nahl 16:18
Tefsiri:

Edhe nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato. -

Edhe nëse do të përpiqeshit që thjesht t’i numëroni mirësitë e Allahut, ju nuk do të mundeshit ta bënit gjithçka të tillë, e aq më pak të tregonit mirënjohjen për to, sepse mirësitë e dukshme dhe të padukshme të Allahut të Lartësuar janë shumë më të mëdha, madje të pakufishme. Ato janë edhe më të shumta sesa frymëmarrja e krijesave. Ndërsa mirësitë që krijesat nuk i njohin dhe nuk dinë për to, apo fatkeqësitë që Allahu i Lartësuar i largon prej tyre, me përkujdesin dhe mëshirën e Tij, janë shumë më të mëdha, që të mund të përllogariten dhe të përfshihen nga dituria e njerëzve.

Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Ai kënaqet prej jush edhe me mirënjohjet tuaja të pakta dhe ato vepra të mangëta, që asnjëherë nuk mund të qëndrojnë dot përballë mirësive të Tij të shumta.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 17 E ardhshme En-Nahl • Ajet 19