Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 23 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 23 nga 128 • Shqip


لَا جَرَمَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْتَكْبِرِينَ 23
Përkthim:
S’ka dyshim, se, Perëndia di për atë që fshehin ata dhe për atë që shprehin haptazi. Me të vërtetë, Ai nuk i do mendjemëdhenjt. En-Nahl 16:23
Tefsiri:

Nuk ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata e fshehin dhe gjithçka që e shfaqin haptazi. Ai nuk i do kryeneçët. -

Allahu i urren ata dhe ka për t’u dhënë shpagimin e punëve të tyre, sikurse thotë në një ajet tjetër: "Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem! Por ata që, nga mendjemadhësia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. [Gafir 60]. Duke na treguar mohimin e fortë të shpalljeve të Tij nga idhujtarët, Allahu i Lartësuar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 22 E ardhshme En-Nahl • Ajet 24