Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 30 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 30 nga 128 • Shqip


وَقِيلَ لِلَّذِينَ اتَّقَوْا مَاذَا أَنْزَلَ رَبُّكُمْ ۚ قَالُوا خَيْرًا ۗ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا فِي هَٰذِهِ الدُّنْيَا حَسَنَةٌ ۚ وَلَدَارُ الْآخِرَةِ خَيْرٌ ۚ وَلَنِعْمَ دَارُ الْمُتَّقِينَ 30
Përkthim:
E, atyre që i druajnë Perëndisë – u thuhet: “Çka u ka shpallur Zoti juaj?” – Ata do të thonë: “(Na ka zbritur) mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi, e në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. E, sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i druajnë Perëndisë: En-Nahl 16:30
Tefsiri:

Kur atyre që ishin të devotshëm u thuhej: “Çfarë shpalli Zoti juaj?”, ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë.” -

Pasi përmendi fjalët e jobesimtarëve që mohonin shpalljet, Zoti përmend fjalët e të devotshmëve. Këta të zgjedhur pohojnë dhe e pranojnë me mirënjohje se ajo që Zoti e shpalli është një mirësi e madhe dhe dhunti e jashtëzakonshme, që sjell veç begati. Shpallja është mirësia dhe dhurata më e mrekullueshme, me të cilën Zoti i begatoi robërit e Tij. Të devotshmit e pranojnë këtë mirësi dhe i përgjigjen me mirënjohje dhe nënshtrim. Ata dinë të shprehin mirënjohjen për këtë mirësi dhe nënshtrimin ndaj Atij që ua dhuroi. Fillimisht e njohën me dije të plotë, e pastaj duke punuar, për të kënaqur Zotin, prandaj për ta vjen ky përgëzim:

Ata që bëjnë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë. –

Ata kanë arritur ihsan-in, në drejtim të adhurimeve që i përkushtohen Zotit dhe në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave. Për këta bamirës, Allahu i Madhëruar thotë: “në këtë jetë kanë shpërblim të mirë”. Mirësitë e premtuara në këtë botë janë: furnizim i gjerë, jetë e këndshme dhe e kënaqshme, qetësi shpirtërore e zemër të mbushur me prehje, paqe, stabilitet, lumturi e gëzim. Ndërsa premtimi për ahiretin:

Por shpërblimi i tyre në jetën tjetër është shumë më i mirë. Eh, sa vend i mirë është ai i të devotshmëve! -

Ajo jetë është shumë më e mirë se kjo botë me të gjitha stolitë dhe kënaqësitë e saj. Kënaqësitë dhe stolitë e kësaj dynjaje janë shumë të pakta dhe shpeshherë të përziera me mangësi e vështirësi. Dhe çka është më e trishtueshme, mirësitë e dynjasë e kanë një fund, sepse vjen dita që zbehen, derisa zhduken me vdekjen. Ndërsa mirësitë e ahiretit janë ndryshe. Ato vazhdojnë përjetësisht dhe çdo ditë që kalon ua shton mirësinë e kënaqësinë. Prandaj i Lartësuari, për të nxitur mallin e besimtarëve për atë jetë të kënaqësisë pa fund, thotë: “Eh, sa vend i mirë është ai i të devotshmëve!"
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 29 E ardhshme En-Nahl • Ajet 31