Ata i goditi ndëshkimi për të këqijat që bënë... -
Ata u goditën nga ndëshkimet e shumta, të shkaktuara nga veprat e tyre, që sigurisht sollën pasoja të tmerrshme e të dhimbshme për ata të mjerë. Pa dyshim, veprat e këqija sjellin ndëshkime e lënë pasoja të këqija....dhe i përfshiu ai
(dënimi), me të cilin talleshin. -
Mbi ta zbriti ndëshkimi, me të cilin talleshin. Sa herë që profetët u tërhiqnin vëmendjen dhe i paralajmëronin për ndëshkimin e Zotit, ata talleshin. Kështu, mbi ta do të godasë pikërisht ai ndëshkim, me të cilin talleshin.