Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 38 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 38 nga 128 • Shqip


وَأَقْسَمُوا بِاللَّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ ۙ لَا يَبْعَثُ اللَّهُ مَنْ يَمُوتُ ۚ بَلَىٰ وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ 38
Përkthim:
Dhe ata (mohuesit), janë betuar në Perëndinë, me betimin e tyre më të fortë: “Perëndia nuk do ta ngjallë atë që ka vdekur”. Por, me të vërtetë, (ringjallja) është premtim i Tij i saktë – por që, shumica e njerëzve nuk e dinë, En-Nahl 16:38
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar na tregon rreth mohuesve të profetëve të Tij dhe përbetimeve të tyre të kota. Ai thotë:

Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. -

Ata betoheshin fort se ishin të sigurt në rrugën e mohimit të Zotit. Ata betoheshin se Allahu kurrë nuk ka për t’i ringjallur të vdekurit. Ata betoheshin se Allahu nuk e ka fuqinë për t’i ringjallur e për t'i sjellë përsëri në jetë, pasi të jenë bërë dhe. Por duke hedhur poshtë mohimin e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:

Përkundrazi,

(Ringjallja)

është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. -

Allahu do t’i ringjallë dhe do t’i grumbullojë ata një ditë, që nuk ka dyshim që do të vijë. Madje, Allahu thotë që ky është premtimi i Tij i prerë, dhe Ai kurrë nuk ka për ta shkelur këtë premtim të bërë. Megjithatë, “shumica e njerëzve nuk e dinë.” Nga injoranca e tyre e madhe, ata e mohojnë ringjalljen, llogarinë e shpërblimin me drejtësi para Zotit. Pastaj i Madhëruari përmend urtësinë që fshihet në faktin që Ai do t’i ringjallë dhe do t'i marrë në llogari krijesat, për t'u dhënë me drejtësi atë që meritojnë. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 37 E ardhshme En-Nahl • Ajet 39