Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 42 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 42 nga 128 • Shqip


الَّذِينَ صَبَرُوا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ 42
Përkthim:
(Ata që emigruan) kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e thyre. En-Nahl 16:42
Tefsiri:

Janë ata që bënë durim... -

Ata ishin durimtarë për të përmbushur urdhëresat e Zotit me sinqeritet dhe korrektësi, të duruar për t’u ruajtur e për t'u frenuar nga ndalesat e Zotit, të duruar për të pranuar me kënaqësi e qetësi caktimet e Zotit mbi ta, të duruar në përballimin me maturi të sprovave dhe mundimeve që bota u dha për shkak të besimit dhe përkushtimit të tyre ndaj Allahut. Cilësia tjetër e tyre:

...dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën. -

Vetëm Allahut iu mbështetën dhe i kërkuan ndihmë për të plotësuar urdhëresat e Tij. Ata nuk u mbështetën në veten e vet për asnjë çast. Përmes kësaj mbështetjeje të plotë në Zotin e tyre, u rregullua gjendja dhe punët e tyre dhe ata ia dolën të realizojnë përkushtimin dhe adhurimet ndaj Zotit. Këto dy cilësi të mrekullueshme, domethënë, durimi dhe mbështetja e plotë në Zotin, janë garancia për rregullimin e të gjitha punëve dhe çështjeve të njeriut. Çdokush që ka pasur disfatë ose ka humbur ndonjë mirësi, e ka humbur për shkak të mangësisë në durimin e tij dhe për shkak të mosinvestimit të të gjitha mundësive e forcave të tij, nga njëra anë; dhe nga ana tjetër, për shkak të mosmbështetjes së plotë në Allahun e Madhëruar e të moskërkimit të ndihmës nga Ai.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 41 E ardhshme En-Nahl • Ajet 43