Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 5 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 5 nga 128 • Shqip


وَالْأَنْعَامَ خَلَقَهَا ۗ لَكُمْ فِيهَا دِفْءٌ وَمَنَافِعُ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ 5
Përkthim:
Dhe shtazët i krijoi Ai për ju; me to – ju ngroheni (nga prodhimet e tyre), e keni edhe dobi të tjera, dhe me to – më së shumti ushqeheni; En-Nahl 16:5
Tefsiri:

Edhe kafshët Ai i krijoi për ju. -

Allahu i Lartësuar i krijoi thjesht për ju, si bamirësi dhe lehtësime për ju. Njerëzit përfitojnë shumë nga këto kafshë, si:

Nëpërmjet tyre ju siguroni mjete për ngrohje dhe dobi të tjera dhe prej tyre ushqeheni. -

Me leshin, gëzofin, pendët apo lëkurat e tyre, ju siguroni rroba, shtroje dhe strehim. Ju keni mundësi që të ngroheni, duke u veshur me to. Kjo mirësi që Zoti i Lartësuar na i kujton në këtë ajet është prej krijimeve të Tij të mrekullueshme. Allahu i Lartësuar përmend mirësi tjetër të bagëtive dhe të kafshëve, duke thënë: "... dhe dobi të tjera, gjithashtu edhe ushqeheni." Pra, kafshët kanë edhe mirësi të tjera.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 4 E ardhshme En-Nahl • Ajet 6