Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 53 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 53 nga 128 • Shqip


وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ ۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ فَإِلَيْهِ تَجْأَرُونَ 53
Përkthim:
Çdo dhunti që keni është nga Perëndia. E, kur t’ju godit ndonjë fatkeqësi, prap prej Tij – me zë kërkoni ndihmë. En-Nahl 16:53
Tefsiri:
Allahu është i vetmi që ka në dorë të japë mirësi dhe nga bujaria e Tij. Ai thotë:

Çdo të mirë që zotëroni, e keni prej Allahut. -

Të gjitha llojet e mirësive, ato të dukshme dhe ato të fshehura, të gjitha janë prej Allahut. Askush nga krijesat nuk ka pjesë në to.

Edhe kur ju godet ndonjë e keqe, ju vetëm tek Ai e ngrini zërin

(me lutje). - Kur ju godasin varfëria, sëmundjet, vështirësitë e vuajtjet, ju vetëm Zotit i përgjëroheni e i luteni t’ju ndihmojë. Kështu veproni, sepse ju e dini mirë se vetëm Ai mund t’jua largojë vuajtjet dhe hallet. O njerëz, a nuk po mendoni?! Allahu që është i vetmi që ju dhuron mirësitë, që ju i kërkoni, dhe ju largon fatkeqësitë, që ju i urreni, Ai duhet të jetë i vetmi që ju duhet ta adhuroni, duke e dashur me gjithë shpirt e duke e madhëruar me druajtje, nënshtrim e frikërespekt. Vetëm Allahu e meriton adhurimin tuaj. Por shumë njerëz shkatërrojnë vetveten duke mos treguar mirënjohje për mirësitë e Zotit. Kur Zoti i shpëton ata nga vështirësitë dhe u dhuron lumturi e pasuri, ata i shoqërojnë Atij shok, duke i adhuruar dhe duke u shprehur mirënjohjen krijesave të Tij, të cilat janë të varfëra e nevojtare për veten e vet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 52 E ardhshme En-Nahl • Ajet 54