Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 69 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 69 nga 128 • Shqip


ثُمَّ كُلِي مِنْ كُلِّ الثَّمَرَاتِ فَاسْلُكِي سُبُلَ رَبِّكِ ذُلُلًا ۚ يَخْرُجُ مِنْ بُطُونِهَا شَرَابٌ مُخْتَلِفٌ أَلْوَانُهُ فِيهِ شِفَاءٌ لِلنَّاسِ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ 69
Përkthim:
ushqehu me gjithfarë lloje frutesh dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë. En-Nahl 16:69
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i En-Nahl 16:68

Zoti yt e udhëzoi bletën që të ndërtojë koshere nëpër male, nëpër drurë dhe nëpër ndërtesat që ata

(njerëzit)

ngrenë. Ushqehu me të gjitha llojet e frutave dhe udhëto nëpër rrugët që Zoti yt i lehtësoi për ty! Nga barqet e tyre

(të bletëve)

del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim për njerëzit. Edhe në këtë fakt ka Shenja

(të qarta)

për njerëzit që mendojnë. -

Allahu i krijoi bletët, këto krijesa të vogla të mrekullueshme dhe të habitshme, dhe i inspiroi ato. Ai u jep një orientim mahnitës, që ato të gjejnë kullotën e tyre dhe pastaj të kthehen sërish në koshere, sado larg të kenë shkuar. Ai i ka mësuar të ndërtojnë kosheret, aq të rregullta dhe të përshtatshme. Ai i krijoi të përshtatshme të thithin nektarin e luleve dhe nga barku i tyre i vogël të nxjerrin mjaltin e kulluar, të shijshëm e me ngjyra e aroma të ndryshme. Ngjyrat, aromat dhe shijet janë të larmishme, në varësi të tokës dhe bimësisë ku ato thithin nektarin. Në mjaltin që del nga barku i tyre ka shërim për njerëzit nga sëmundje të shumta. Kjo krijesë e vogël tregon përkujdesin madhështor të Allahut për krijesat e Tij. Ai tregon për butësinë e mëshirën e Tij për ta. Kjo tregon se vetëm Allahut i takon dashuria e plotë e krijesave dhe vetëm Atij duhet t’i drejtohen me lutje e përkushtim e askujt tjetër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 68 E ardhshme En-Nahl • Ajet 70