Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 73 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 73 nga 128 • Shqip


وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَمْلِكُ لَهُمْ رِزْقًا مِنَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ شَيْئًا وَلَا يَسْتَطِيعُونَ 73
Përkthim:
dhe adhurojnë, përpos Perëndisë, ata që nuk janë në gjendje t’u japin çfarëdo ushqimi, as nga qielli as nga toka, dhe të cilët nuk mundën asgjë?! En-Nahl 16:73
Tefsiri:
Ata (idhujtarët)adhurojnë përveç Allahut krijesa, të cilat nuk janë në gjendje t’u sjellin asnjë rizk as nga qiejt, as nga toka dhe as që kanë mundësi. -

Allahu i Lartësuar na njofton për injorancën e thellë të idhujtarëve dhe padrejtësinë e tyre të madhe kur adhurojnë zota, që i marrin si partnerë dhe të njëjtë me Allahun. Ata e bëjnë një padrejtësi të tillë, ndërkohë që idhujt nuk e kanë në dorë furnizimin e tyre aspak. Idhujt nuk mund të bëjnë që fara të mbijë, por Allahu e bën atë të mbijë. Ata nuk kanë në dorë asnjë grimë pushteti në qiej dhe në tokë dhe kurrë nuk do të mund të kenë pushtet e pasuri, edhe nëse do ta dëshironin diçka të tillë. Të tillë janë idhujt. Atëherë, si mund që t'i adhurojnë ato e t’i konsiderojnë si Allahun? Si mund të jenë idhujt partnerë me Atë që ka nën pushtetin e pronësinë e Tij qiejt dhe tokën?! Si mund t’i adhurojnë ata së bashku me Allahun, të Cilit i takon i gjithë pushteti, e gjithë lavdia, fuqia dhe të gjitha lavdërimet?!
Shko te videoja e plotë e sures