Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 82 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 82 nga 128 • Shqip


فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلَاغُ الْمُبِينُ 82
Përkthim:
E, nëse ata shmangen, ti je i obliguar vetëm që të shpallësh qartazi. En-Nahl 16:82
Tefsiri:

Por, nëse ata të kthejnë shpinën, atëherë detyra jote është veçse kumtimi i qartë

(i besimit të drejtë). - Nëse i kthejnë shpinën Zotit, edhe pasi iu përmenden mirësitë dhe shenjat e madhështisë së Tij, atëherë kujto gjithmonë se: “...obligimi yt është veçse komunikimi i qartë”. Ti nuk ke në dorë asgjë për udhëzimin e tyre. Ti nuk mund t’i bësh që të besojnë dhe të jetojnë sipas besimit. Ty të është kërkuar nga Zoti veçse t’u kujtosh, këshillosh, t’u qartësosh të vërtetën dhe t’i paralajmërosh për ndëshkimin e Zotit. Nëse e kryen atë që të është ngarkuar, atëherë llogaria e tyre mbetet tek Zoti. Ata i njohin mirë mirësitë e Zotit dhe e shohin përkujdesin dhe bujarinë e Tij çdo çast, por kanë zgjedhur që t’i mohojnë ato dhe të mos jenë mirënjohës ndaj Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 81 E ardhshme En-Nahl • Ajet 83