Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 88 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 88 nga 128 • Shqip


الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ زِدْنَاهُمْ عَذَابًا فَوْقَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُوا يُفْسِدُونَ 88
Përkthim:
Ata që nuk kanë besuar dhe që kanë penguar në rrugën e Perëndisë, atyre ua shtojmë dënimin mbi dënim, ngase kanë bërë ngatërresa. En-Nahl 16:88
Tefsiri:

Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e Allahut, do t'u shtojmë dënim mbi dënim, për shkak se bënin shkatërrime. -

Ata mohuan besimin e drejtë, së pari, për veten e tyre, duke i konsideruar shpalljet e Zotit si gënjeshtra. Përveç kësaj, ata luftuan kundër profetëve të Zotit dhe penguan edhe njerëzit e tjerë nga rruga e drejtë. Kështu, ata u shndërruan në ndihmues të rrugës së shejtanit, duke i ftuar njerëzit në humbje e poshtërsi, prandaj e merituan shumëfishimin e ndëshkimit. I shumëfishuar do të jetë ndëshkimi i tyre, sepse të shumëfishta ishin krimet dhe shkatërrimi që ata bënë në tokën e Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 87 E ardhshme En-Nahl • Ajet 89