Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 9 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 9 nga 128 • Shqip


وَعَلَى اللَّهِ قَصْدُ السَّبِيلِ وَمِنْهَا جَائِرٌ ۚ وَلَوْ شَاءَ لَهَدَاكُمْ أَجْمَعِينَ 9
Përkthim:
E Perëndia është që t’ju tregojë rrugën e drejtë, e ka prej tyre edhe të shtrembëra, e sikur të donte Perëndia do t’i udhëzonte të gjithë (në rrugë të drejtë). En-Nahl 16:9
Tefsiri:

Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. Por ka edhe rrugë devijuese

(nga e Vërteta). - Rruga e drejtë është në dorën e Allahut të Lartësuar. Ajo është rruga më e shkurtër dhe më e afërt për të arritur tek Allahu i Lartësuar. Kjo rrugë është ajo të cilën Allahu i Lartësuar e ka sjellë përmes Shpalljes dhe profetëve të tij. Prandaj njerëzit, ashtu sikurse zgjedhin në këtë botë rrugët më të drejta, më të shkurtra e më të lehta, pikërisht kështu duhet të zgjedhin dhe rrugën drejt Allahut të Lartësuar, që është rruga më e shkurtër, më e drejtë dhe më e thjeshtë. Ndërsa rrugët e shtrembra, për sa i përket besimit në Zot, punëve që duhet të kryejmë dhe mënyrës së si duhet ta adhurojmë Zotin e Lartësuar, janë të gjitha ato që bien ndesh me rrugën e drejtë. Ato rrugë nuk të çojnë tek Allahu i Lartësuar, por të largojnë prej Tij dhe të çojnë në vendin e vuajtjes dhe dëshpërimit. Të udhëzuarit nga Allahu i Lartësuar janë ata që e pranojnë dritën dhe udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve dhe shpalljeve. Ata ndjekin rrugën e drejtë, me lejen dhe vullnetin e Zotit të tyre, me ndihmën dhe bujarinë e Tij. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin dritën dhe udhëzimin e Zotit të Lartësuar, ata nuk zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të drejtë, që të ofron lumturi në të dyja jetët, por ndjekin rrugën e devijuar dhe shkojnë drejt dëshpërimit dhe shkatërrimit. Është Allahu i Lartësuar që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai do dhe e lë në humbje atë që Ai do, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Allahu i Lartësuar i di më mirë ata që meritojnë udhëzimin, prandaj thotë:

Sikur të kishte dashur Ai, do t’ju kishte udhëzuar që të gjithëve. -

Porse Allahu i Lartësuar udhëzon me bujarinë, bamirësinë e Tij disa dhe lë në humbje disa të tjerë, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 8 E ardhshme En-Nahl • Ajet 10