Zbatojeni premtimin që ia keni dhënë Allahut,... -
Kjo fjali përfshin të gjitha premtimet që robi i ka dhënë Zotit të tij, qofshin këto adhurime, betime apo zotime. Nëse plotësimi i tyre është vepër e mirë, atëherë është detyrë që t’i përmbushësh ato me korrektësi. Ajo përfshin, gjithashtu, edhe llojet e ndryshme të marrëveshjeve dhe kontratave, premtimet dhe zotimet, me të cilat njeriu ngarkon veten t’i kryejë. Në të gjitha këto raste, ai e ka detyrë përmbushjen e këtyre detyrimeve, nëse e ka mundësinë. Duke na ndaluar nga thyerja e këtyre premtimeve, Allahu i Madhëruar thotë:... e mos i thyeni betimet pasi i keni bërë
(e përforcuar)ato, dhe Allahun e keni marë si dëshmues mbi ju! -
Mos i thyeni betimet e premtimet, pasi ia jepni njëri-tjetrit me emrin e Zotit! Edhe ju që nënshkruani kontrata e pakte të ndryshme, e keni të ndaluar që t’i shkelni ato marrëveshje, për të cilat merrni Zotin si dëshmitar e garantues. Kështu ju do të ishit mosrespektues të madhështisë së Allahut. Si mund ta bëni këtë, kur pala tjetër e ka pranuar zotimin tuaj, duke pasur Allahun si dëshmitar dhe garantues?! Ashtu sikurse pala tjetër ju ka besuar, ashtu edhe ju plotësojini me besnikëri pikat e marrëveshjeve.Vërtet, Allahu di gjithçka që bëni ju. -
Allahu do ta shpërblejë çdo njeri sipas veprave dhe qëllimit që ka patur.