Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 95 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 95 nga 128 • Shqip


وَلَا تَشْتَرُوا بِعَهْدِ اللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۚ إِنَّمَا عِنْدَ اللَّهِ هُوَ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ 95
Përkthim:
Mos e këmbeni obligimin e Perëndisë me ndojë vlerë të pakët. Ajo që është te Perëndia, është më e mirë për ju, nëse e dini. En-Nahl 16:95
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar paralajmëron njerëzit që të mos i shkelin paktet dhe premtimet përkundrejt stolive e kënaqësive të pakta të kësaj bote. Ai thotë:

Mos e shitni besën që i keni dhënë Allahut për një vlerë të paktë! -

Mos u përpiqni të fitoni këto kënaqësi të përkohshme, duke shkelur premtimet dhe duke mos përmbushur detyrimet. Mos harroni se ajo që ju pret tek Allahu është shumë herë më e dobishme. Për ata që i përmbushin premtimet, marrëveshjet dhe detyrimet ndaj Zotit, Ai ka përgatitur shpërblim të madh, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në jetën tjetër. Ky është premtimi i Zotit, që kurrë nuk thyhet, për ata që i japin përparësi kënaqësisë së Tij kundrejt çdo kënaqësie tjetër. Për këtë shpërblim të mrekullueshëm, Allahu i Lartësuar thotë:

Ajo që ju pret tek Allahu është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. -

shpërblimi i Allahut të lartësuar është shumë më i mirë, i kënaqshëm e lumturisjellës sesa kënaqësitë e bukuritë e pakta të kësaj jete të shkurtër, që shpejt do të mbarojë. Ah, sikur ta dinit dhe të meditonit për këtë të vërtetë të madhe!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 94 E ardhshme En-Nahl • Ajet 96