Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 97 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 97 nga 128 • Shqip


مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُمْ بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 97
Përkthim:
Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar. En-Nahl 16:97
Tefsiri:

Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë

(në këtë botë)

,... -

Ajeti tregon se imani është kusht i domosdoshëm për saktësinë dhe pranimin e veprave të mira. Një vepër nuk mund të quhet “e mirë” në qoftë se nuk bëhet në emër të besimit. Besimi i vërtetë patjetër që do të sjellë punë të mira, qofshin ato detyrime fetare apo vepra të pëlqyeshme. Për njeriun që ka besim të sinqertë dhe vepra të mira ka një premtim të madh: “Ne do t’i japim një jetë të mirë...”. Kjo jetë do të jetë e këndshme në sajë të prehjes së zemrës dhe qetësisë shpirtërore. Ata të zgjedhur as që ia hedhin vështrimin atyre gjërave që trazojnë zemrat, prandaj Allahu i Lartësuar i furnizon ata me hallall, me mënyra që atyre as u shkojnë ndër mend. Ndërsa në ahiret, Ai thotë:... e (në botën tjetër)

do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira. -

Të shumta e të llojllojta do të jenë mirësitë e kënaqësitë që do t’u jepen, të tilla që as syri s’i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk ka mundur t’i përfytyrojë. Kështu i shpërblen Allahu ata me mirësi në të dyja jetët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 96 E ardhshme En-Nahl • Ajet 98