Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 99 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 99 nga 128 • Shqip


إِنَّهُ لَيْسَ لَهُ سُلْطَانٌ عَلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ 99
Përkthim:
Me të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti ndaj atyre që besojnë dhe (të cilët) mbështeten te Zoti i tyre, En-Nahl 16:99
Tefsiri:

Vërtet, ai

(shejtani)

nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i janë mbështetur. -

Shejtani i mallkuar nuk ka asnjë lloj fuqie mbi ata që kanë këto dy cilësi: besojnë dhe e adhurojnë Zotin si Një të vetëm dhe, e dyta, vetëm Atij i mbështeten. Është Allahu i Madhëruar Ai që e largon sherrin e të mallkuarit prej besimtarëve që kanë këto cilësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 98 E ardhshme En-Nahl • Ajet 100