Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 110 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 110 nga 111 • Shqip


قُلِ ادْعُوا اللَّهَ أَوِ ادْعُوا الرَّحْمَٰنَ ۖ أَيًّا مَا تَدْعُوا فَلَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ ۚ وَلَا تَجْهَرْ بِصَلَاتِكَ وَلَا تُخَافِتْ بِهَا وَابْتَغِ بَيْنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا 110
Përkthim:
Thuaj: “Thirre: ‘Mëshiruesin (Ja Rrahman!)’. Me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Mos e lexo Kur’anin me zë të lartë, e as edhe me zë tepër të ulët! Kërkoje në mes këtyre – rrugën (formën) mesatare”. El-Isra 17:110
Tefsiri:

Thuaj: “Lutuni

(me emrin)

Allah ose lutuni

(me emrin)

Er Rahman - me cilindo

(prej emrave)

që t'i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit. -

Me cilindo emër që ta lusni Allahun, emrat e Tij janë të gjithë të bukur. Allahu thotë: “…emrat e Tij janë më të bukurit.” Ai nuk ka asnjë emër jo të bukur ose të tillë që të jetë e ndaluar ta thërrasësh me të. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur, prandaj me cilindo emër t’i drejtoheni Atij, ka për t’u realizuar qëllimi. E mira është që për çdo rast të përzgjedhësh emrin më të përshtatshëm me lutjen.

E ti mos e ngri zërin

(duke kënduar)

në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të,... -

As mos e ngre lart zërin gjatë leximit të Kur'anit dhe as ta ulësh fare atë. Të dyja rastet janë të qortueshme. Ngritja e zërit gjatë leximin e Kur'anit ndoshta i bën mohuesit e Kur'anit të tallen me të, me fenë dhe me Profetin (a.s). Por edhe nëse e ul zërin fare, atëherë nuk arrijnë të përfitojnë ata që duan ta dëgjojnë e të udhëzohen prej tij. Prandaj Allahu thotë:

... por kërko mes kësaj një rrugë mesatare. -

Gjej një rrugë të ndërmjetme mes dy rasteve!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 109 E ardhshme El-Isra • Ajet 111