Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 33 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 33 nga 111 • Shqip


وَلَا تَقْتُلُوا النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ ۗ وَمَنْ قُتِلَ مَظْلُومًا فَقَدْ جَعَلْنَا لِوَلِيِّهِ سُلْطَانًا فَلَا يُسْرِفْ فِي الْقَتْلِ ۖ إِنَّهُ كَانَ مَنْصُورًا 33
Përkthim:
Mos mbytni atë që e ka ndaluar Perëndia, përpos me të drejtë (sipas gjykimit)! E, ai që mbytet pa të drejtë, trashëgimtarit të tij i kemi dhënë pushtet, por edhe ai mos ta teprojë në mbytje. Pra, ai është i ndihmuar (nga ligji dhe njerëzit). El-Isra 17:33
Tefsiri:

Mos e vrisni njeriun, që Allahu e ka ndaluar të vritet,... -

Ky është ndalim nga vrasja e çdo njeriu që Zoti e ka ndaluar, i vogël a i madh, mashkull a femër, musliman a jomusliman që ka pakt me muslimanët. Të gjitha këto kategori janë të ndaluara të preken, veç kur e parashikon e drejta ligjore, sikurse thotë Zoti:

... përveç se me drejtësi

(sipas Ligjit). - Rastet kur lejohen ekzekutimet janë të përcaktuara nga ligji i Zotit, siç është për shembull dënimi për krimin e vrasjes, për shkeljen e kurorës apo për tradhtinë ndaj Islamit. Gjithashtu, në rebelimin kundër shtetit islam, nëse ai mund të ndalet veçse me luftë, lejohet luftimi dhe vrasja e rebelëve.

Nëse dikush vritet pa të drejtë, Ne i kemi dhënë të drejtë kujdestarit të tij

(të kërkojë drejtësi). – Për atë që vritet padrejtësisht, Ne i kemi dhënë kujdesatrit të tij legjitim, ndër të afërmit dhe trashëgimtarët e tij, të drejtën e plotë për të kërkuar dënimin me drejtësi të vrasësit. Madje, kur plotësohen të gjitha kushtet që e bëjnë të meritueshëm ndëshkimin, Allahu e bën të mundur që vrasësi të mos i shpëtojë ndëshkimit. Por, sidoqoftë, edhe në të tilla kushte, Allahu u drejtohet të afërmve të viktimës dhe u thotë:

Por edhe ai të mos e kalojë kufirin në

(shpagimin për)

vrasje, sepse ai është i ndihmuar

(prej Zotit). – Allahu i Madhëruar e ndalon kalimin e kufijve në ekzekutimin e dënimit, p.sh duke shpërfytyruar kufomën e vrasësit ose duke e poshtëruar atë, ose duke e vrarë jo në mënyrën që ai e ka vrarë viktimën, por me mënyra të tjera të tepruara. Në ndëshkim të ruhet drejtësia dhe barazia. Kalim i kufirit është edhe vrasja jo e kriminelit, por e dikujt tjetër në vend të tij. Ky ajet tregon se e drejta për të ekzekutuar kriminelin ka kusht të domosdoshëm lejen e kujdestarit ligjor të viktimës. Dënimi ekzekutohet veçse me lejen e tij. Kështu, nëse ai zgjedh ta falë e të pranojë kompensim, atëherë dënimi rrëzohet. Gjithashtu, ajeti tregon se Allahu i ndihmon të afërmit e viktimës kundër kriminelit dhe bashkëpunëtorëve në krim, derisa t’u krijojë mundësinë që të vendoset drejtësia.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 32 E ardhshme El-Isra • Ajet 34