Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 35 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 35 nga 111 • Shqip


وَأَوْفُوا الْكَيْلَ إِذَا كِلْتُمْ وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا 35
Përkthim:
Plotësoni matjen kur matni, dhe peshoni me terezi (peshojë) të drejtë. Kjo është më së miri dhe pasojat janë më të bukura. El-Isra 17:35
Tefsiri:

Mbusheni mirë masën kur matni dhe peshoni me peshore të saktë! -

Ky është një urdhër për të mbajtur drejtësinë dhe për të peshuar me masë të saktë, pa u ngrënë hakun njerëzve. Duke marrë për bazë kuptimin më të gjerë të ajetit, themi se në Islam është e ndaluar çdo lloj mashtrimi e abuzimi, për sa i përket vlerës dhe çmimit të sendeve apo në kushtet e marrëveshjeve. Ajeti, nga ana tjetër, na urdhëron të jemi të vërtetë e të sinqertë, duke synuar të mirën në çdo marrëveshje e bashkëpunim ndërnjerëzor.

Kjo është më e dobishme për ju dhe ka përfundim më të mirë. -

Këto porosi janë më të mira dhe zbatimi i tyre sjell një përfundim më të mirë. Ato e bëjnë robin që të jetë i qetë nga rrjedhimet e këqija. Mbi të gjitha, zbatuesit të marrëveshjeve i zbresin begati dhe mirësi të shumta nga Zoti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 34 E ardhshme El-Isra • Ajet 36