Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 37 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 37 nga 111 • Shqip


وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا ۖ إِنَّكَ لَنْ تَخْرِقَ الْأَرْضَ وَلَنْ تَبْلُغَ الْجِبَالَ طُولًا 37
Përkthim:
Mos ecën nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, me të vërtetë, nuk mund ta shposh tokën e as të arrish lartësinë e maleve. El-Isra 17:37
Tefsiri:

Mos ec nëpër tokë me mburrje, -

Mos ec nëpër tokë me fodullëk e mendjemadhësi ndaj të vërtetës dhe ndaj krijesave të Zotit.

... sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! -

Me gjithë mendjemadhësinë tënde, nuk ke për t’ia arritur kësaj, përkundrazi, do të jesh i poshtëruar e i nënçmuar para Zotit dhe para krijesave. Zoti të përshkruan me cilësinë më të ulët. Llumi ku je zhytur është shumë i thellë, prandaj nuk arrin ta kuptosh ligësinë e tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 36 E ardhshme El-Isra • Ajet 38